“URA E DAJLANIT”; LAGJJA NR. 4; DURRËS | VIKENA GREKU MBETI E VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; I PLAGOUR MBETI ARBËR XHAXHAJ + DY QYTETARË (KËMBËSORË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 2 min read
Updated: 1 day ago

“Ura e Dajlanit”, Lagjja Nr. 4, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në Durrës.
Si pasojë, mbeti e vdekur:
1- Znj/znjsh. Vikena Greku, me moshë 18 vjeçe, pasagjere.
Si pasojë, mbeti i plagosur:
1- Z. Arbër Xhaxhaj, me moshë 26 vjeç, drejtues automjeti.
2- Dy qytetarë (këmbësorë).
Njoftim | Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Lajm në përditësim (ora 11:36 am; datë 17.01.2026), … 👇👇👇
Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arbër Xhaxhaj.
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës shqiptoi masë sigurimi “arrest në burg”.
Ai konsiderohet subjekt që e drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe njëkohësisht tej kufijve të shpejtësisë të parashikuar në dispozitat e Kodit Rrugor (mbi 100 km/orë).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” (me pasojë vdekjen dhe plagosjen).
2- “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments