top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“URA E DAJLANIT”; LAGJJA NR. 4; DURRËS | ARREST NË BURG PËR ARBËR XHAXHAJN; AKSIDENTI AUTOMOBILISTIK KU MBETI E VDEKUR VIKENA GREKU + TË PLAGOSUR DY QYTETARË (KËMBËSORË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read
 Znj/znjsh. Vikena Greku
 Znj/znjsh. Vikena Greku

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arbër Xhaxhaj.


Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës shqiptoi masë sigurimi “arrest në burg”.


Ai konsiderohet subjekt që e drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe njëkohësisht tej kufijve të shpejtësisë të parashikuar në dispozitat e Kodit Rrugor (mbi 100 km/orë).


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” (me pasojë vdekjen dhe plagosjen).

2- Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik

Ura e Dajlanit”, Lagjja Nr. 4, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një aksident automobilistik ngjau në Durrës.


Si pasojë, mbeti e vdekur:

1- Znj/znjsh. Vikena Greku, me moshë 18 vjeçe, pasagjere.


Si pasojë, mbeti i plagosur:

1- Z. Arbër Xhaxhaj, me moshë 26 vjeç, drejtues automjeti.

2- Dy qytetarë (këmbësorë).


Njoftim | Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.


Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page