LAGJJA “KOMBINAT”, BERAT | FABJEL TOSKA (XHINDI) NGA FSHATI GALINË MBETI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read
Lagjja “Kombinat”, Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Fabjel Toska (Xhindi), me moshë 37 vjeç, nga fshati Galinë, mbeti i plagosur me armë zjarri.
Njoftim | Berat.
Informacion paraprak.
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments