top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MANÇESTËR; MBRETËRIA E BASHKUAR | XHULJANO HOXHA U ARRESTUA; I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA GJKKO-ja PËR 870 KG HASHASH NË FSHATIN DRENOVICË TË BERATIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read
ree

Mançestër, Mbretëria e Bashkuar | Strukturat përgjegjëse të Policisë arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Republikës së Shqipërisë:

1- Z. Xhuljano Hoxha, me moshë 30 vjeç.

Z. Xhuljano Hoxha
Z. Xhuljano Hoxha

Njoftim | Interpol Tirana.


Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Kapet në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 30-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.


Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, në muajin nëntor 2022, në fshatin Drenovicë, Berat, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.


Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:


Xh. H., 30 vjeç.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.


Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesëtar i grupit kriminal që ka kutivuar bimë narkotike në sera, në fshatin Drenovicë, Berat, në vitin 2022.


Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page