top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“LAGJJA KALA”; BERAT | KRISTO MEMA (BANUES NË “LAGJEN BARRIKADË”) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; DORAS NË VRASJEN ME THIKË TË KELI HOXHËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 28
  • 2 min read
ree

Lagjja Kala, Berat Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:

1- Z. Kristo Mema, me moshë 63 vjeç.

 

Ai konsiderohet doras në vrasjen me thikë të:

1- Z. Keli Hoxha, me moshë 42 vjeç.

Z. Kristo Mema
Z. Kristo Mema

 Njoftim Nr. 1 | Berat.

 

Informacion paraprak.

 

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

 

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Njoftim Nr. 2 | Berat.


Vrau me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti të çastit 42-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 4 orësh ndjekjeje nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari.


Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit K. H., shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ushtruan kontrolle intensive duke mundësuar lokalizimin, në lagjen Kala, në afërsi të Tabjes, të autorit të dyshuar të vrasjes dhe arrestimin e shtetasit K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.


63-vjeçari, rreth orës 15:10, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.


Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page