LAGJJA “ISA BOLETINI”; VLORË | XHORDAN SKËNDERAJ U ARRESTUA; DANIEL DODA U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; U VUNË ZJARRIN DY MAKINAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 12
- 2 min read

Lagjja “Isa Boletini”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Xhordan Skënderaj, me moshë 21 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Daniel Doda, me moshë 28 vjeç.
Njoftim | Vlorë.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Double Flames”.
Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve, ngjarje e ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “Isa Boletini”.
Identifikohet dhe ndalohet njëri prej autorëve të dyshuar, ndërsa tjetri shpallet në kërkim.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double Flames”, në kuadër të të cilit u dokumentua ngjarja e ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “Isa Boletini”, ku u dogjën me zjarr dy automjete.
Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit Xh. S., 21 vjeç, dhe shpallja në kërkim e shtetasit D. D., 28 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur me lëndë djegëse dy automjete, tip “Audi” dhe “Suzuki”. Punohet për zbardhjen e motivit, si dhe për kapjen e autorit të dytë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments