LAGJJA “24 MAJI”; VLORË | BLEDAR SKENDERAJ U PLAGOS ME THIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Lagjja “24 Maji”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Bledar Skenderaj, me moshë 30 vjeç, mbeti i plagosur me armë të ftohtë (thikë).
Njoftim | Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments