top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL: GJKKO SHQIPTOI MBI 107 VJET BURG PËR 10 ANËTARËT E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL QË U ZBULUA NGA DEA AMERIKANE | EMRAT 1 PËR 1.

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shqiptoi dënim penal me mbi 107 vjet heqje lirie për 10 subjektet e përfshirë në ngritjen e laboratorit të kokainës në Frakull, të Fierit.

 

Ata u akuzuan dhe u dënuan për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje, nga pozitat e grupit të strukturuar kriminal.

 

Konkretisht dënime penale u shqiptuan për:

1- Z. Nikolin Gjolena – 17 vjet – 11.4 me gjykim të shkurtuar.

2- Z. Viktor Çervanaku – 15 vjet – 10 me gjykim të shkurtuar.

3- Znjsh. Enxhi Ferhati – 12 vjet – 8 me gjykim të shkurtuar.

4- Z. Klajdi Kodra – 17 vjet – 11.4 me gjykim të shkurtuar.

5- Z. Bledar Matoshi – 12 vjet – 8 me gjykim të shkurtuar.

6- Z. Denilson Çervanaku – 17 vjet – 11.4 me gjykim të shkurtuar.

7- Z. Zenel Çervanaku – 14 vjet – 9.4 me gjykim të shkurtuar.

8- Z. Redion Meshi – 14 vjet – 9.4 me gjykim të shkurtuar.

9- Z. Julian Malaj – 3 vjet – 2 vite me gjykim të shkurtuar.

10- Z. Marildo Rona – 12 vjet – 8 me gjykim të shkurtuar.

 

Më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së z. Viktor Cervanaku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 600 thasë me pleh kimik në përbërje të të cilit kishte rreth 485.5 kg kokainë, që kishte ardhur nga Kolumbia.

 

Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 mujor.

 

Kokaina në Shqipëri do të përpunohej me destinacion tregun europian. Dy përpunues kolumbianë arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur, ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni policor ndërkombëtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page