top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRIZREN | PRANË BANESËS SË AVOKATIT BETIM KADOLLI U VENDOS LËNDË PLASËSE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read
betim kadolli

Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Pranë banesës së avokatit Betim Kadolli u vendos lëndë plasëse, e cila pas shpërthimit shkaktoi dëme materiale.


Në lidhje me rastin po kryen veprimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet, dinamikën, aktorët dhe faktorët e kësaj ngjarjeje kriminale.


Deklaratë | Mjeti shpërthyes ka rënë në pronën e fqinjit tim, e cila është në afërsi, kufij me parcelën time.


Si pasojë e një shpërthimi mua më është dëntuar vetura, mu ka djegë.


Më shumë nuk di. Po i presim hetimet.


Nuk kam pasur asgjë të keqe me askënd.


As nuk kam pasur kërcënime, as asgjë, tha z. Kadolli për një ent mediatik vendor.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page