PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA): BASHKËPUNIMI I NGUSHTË MIDIS BE-së DHE MBRETËRISË SË BASHKUAR ËSHTË THELBËSOR PËR SIGURINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read
Evian-les-Bains, Francë | U mbajt takim midis udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe kryeministrit britanik Keër Starmër (Keir Starmer) në margjinat e G7-ës në Evian.
Në takim, u konfirmua se samiti i ardhshëm BE-MB do të mbahet më 22 korrik.
“Bashkëpunimi i ngushtë midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar është thelbësor për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin tonë të përbashkët në Evropë.
Ne po punojmë ngushtë së bashku për të siguruar suksesin e samitit tonë të dytë të ardhshëm, i cili do të zhvillohet në Bruksel më 22 korrik”.
Kështu shkroi presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa) në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments