KËSHILLTARI I POLITIKËS SË JASHTME TË KREMLINIT JURI (YURI) USHAKOV: PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN ËSHTË I GATSHËM PËR BISEDIME ME KIEVIN PAS DATËS 22.06.2025.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 20 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Rusia shprehu gatishmërinë e saj për të vazhduar negociatat me ukrainasit, siç është rënë dakord, pas 22 qershorit”, tha këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Juri (Yuri) Ushakov, duke iu referuar një bisede telefonike midis presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Vladimir Putin.
Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Danlld Tramp (Donald Trump) e mori parasysh këtë informacion dhe përsëriti interesin e tij për përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit ruso-ukrainas”, tha z. Ushakov.
“Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia kanë kryer një shkëmbim tjetër të të burgosurve të luftës”, thanë palët ndërluftuese, në përputhje me marrëveshjet e arritura në Stamboll në fillim të këtij muaji.
“Ne vazhdojmë të çlirojmë të burgosurit tanë nga robëria ruse. Ky është shkëmbimi i katërt brenda një jave”, shkroi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në mediat sociale virtuale.
“Në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase... një grup tjetër ushtarakësh rusë është riatdhesuar nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në Telegram.
Pak më parë, selia e Kievit për trajtimin e të burgosurve të luftës raportoi se Ukraina ka marrë edhe 1200 trupa të tjerë, të cilët, sipas palës ruse, u përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë personelin ushtarak.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires