KREMLINI: PRESIDENTËT PUTIN DHE TRAMP (TRUMP) BISEDUAN NË TELEFON NË LIDHJE ME PËRSHKALLËZIMIN USHTARAK MES IRANIT DHE IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 14
- 1 min read

Moskë, Federata ruse | “Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) zhvilluan sot një bisedë telefonike”, njoftoi Kremlini.
Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” raportoi se presidentët Putin dhe Tramp (Trump) diskutuan për përshkallëzimin midis Izraelit dhe Iranit.
Presidentin Putin dënoi sulmet izraelite dhe informoi kruen e Shtëpisë së Bardhë mbi bisedat telefonike që pati dje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentin iranian Masud (Masoud) Pezeshkian.
Presidenti Tramp (Trump) e vlerësoi situatën në rajon si shumë alarmante.
Pavarësisht përshkallëzimit, udhëheqësit e Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara nuk e përjashtojnë një rikthim në fazën e negociatave të programit bërthamor iranian.
Këshilltari presidencial rus Juri (Yuri) Ushakov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, tha se presidenti Tramp (Trump) e quajti situatën shumë alarmante dhe presidenti Putin përsëriti ofertën e tij për të ndërmjetësuar për një zgjidhje diplomatike të krizës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments