top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËSHILLTARI I PRESIDENTIT PUTIN PËR POLITIKË TË JASHTME JURI (YURI) USHAKOV: NJË ARMËPUSHIM I SHKURTËR NË UKRAINË DO T'I JEPTE KOHË KIEVIT PËR TË MARRË FRYMË; MOSKA DËSHIRON PAQE TË QËNDRUESHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 13
  • 2 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Putini ndoshta do t'i përgjigjet sot propozimit të armëpushimit në Ukrainë.

 

Kështu deklaroi këshilltari i tij për politikë të jashtme, Juri (Yuri) Ushakov.

 

Një armëpushim i shkurtër në Ukrainë do t'i jepte kohë Kievit për të marrë frymë, ndërsa Moska dëshiron një paqe të qëndrueshme”, tha z. Ushakov.

 

Propozimi 30-ditor i armëpushimit duhet të ndryshohet për të marrë parasysh interesat e Rusisë, ai përfaqëson vetëm qasjen e Ukrainës”, shpjegoi z. Ushakov, siç raportohet nga agjencia e lajmve “Interfax”.

 

Një armëpushim i përkohshëm nuk është i favorshëm për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.

 

Këto janë masa të nxituara që nuk kontribuojnë në një zgjidhje të qëndrueshme”, tha ai për televizionin rus.

 

Për Moskën, Krimea dhe rajonet e Ukrainës Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Lugansk janë rajone të Federatës Ruse siç shkruhet në Kushtetutën ruse dhe ky është një fakt”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, duke përsëritur disa nga kushtet e presidentit Vladimir Putin për paqen.

 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Ria Novosti”.

 

Z. Peskov nuk pranoi të komentojë mbi raportet e agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters) se Rusia i ka dorëzuar ShBA-ës një listë kërkesash për t'i dhënë fund luftës, duke përfshirë njohjen e Krimesë dhe katër rajoneve të okupuara të Ukrainës.

 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova përsëriti se Moska e konsideron vendosjen e mundshme të paqeruajtësve evropianë në Ukrainë absolutisht të papranueshme, duke argumentuar se kjo do të nënkuptonte, për qeverinë ruse, përfshirjen e këtyre vendeve në një konflikt të drejtpërdrejtë fizik me Rusinë.

 

Kjo është bërë e ditur nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.

 

Zëdhënësja e diplomacisë ruse tha se Moska e konsideron madje edhe shprehjen e planeve të tilla si një hap haptazi provokues, i cili, nuk synon zgjidhjen e konfliktit, por, sipas fjalëve të saj, mbajtjen e iluzioneve të pashëndetshme dhe të dëmshme të qeverisë ukrainase.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page