top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËSHILLI I MANDATEVE I HOQI IMUNITETIN DEPUTETIT ATLETEKUQ ME BREKË TË SHKURTËRA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Ditën e hënë, në orën 17:00, do të mbahet seanca e posaçme për t’i dhënë autorizimin Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Mes debatesh Partia Demokratike dhe ajo Socialiste i hapën udhën në Këshillin e Mandateve, autorizimit të SPAK-ut për kontrollin e banesës dhe arrestimin e z. Ahmetaj. Avokatët e tij të pranishëm në mbledhje, akuzat penale ndaj tij i konsideruan hamendësime, ndërsa refuzuan të tregojnë se ku ndodhet deputeti Ahmetaj. Opozita prezantoi dhe dorëzoi sot Raportin e në Këshillin e Mandateve që miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, ndërsa mazhoranca tha se raportin do ta paraqesë të premten para orës 12:00, kur edhe do të mblidhet këshilli legjislacionit për pasqyrimin e raporteve.


Në mbledhjen që u shoqërua me debate, dhe ku të pranishëm ishin dhe kreu i SPAK-ut, dhe avokatët e z. Ahmetaj, demokratët kërkuan që autorizimi të jepej që nesër, por Partia Socialiste kërkoi më shumë kohë.


Kërkesa jonë ishte që raporti të shqyrtohej si pikë e parë e rendit të ditës, në mbledhjen e nesërme, por, u vendos në mënyrë arbitrare, që të shqyrtohej të hënën. Nesër që në mëngjes do të depozitojmë kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës, të seancës së nesërme. Çdo vonesë, është pengim i drejtësisë”, tha z. Bardhi.


Duhet të përgatitet mendimi dhe raporti i mazhorancës. Ne sot nuk mund të kishim një raport të parapërgatitur, pa dëgjuar palën mbrojtëse. Ne do të përgatisim raportin tonë, të cilin do ta dërgojmë në të premten, para orës 12:00”, tha z. Pëllumbi.


Vetë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.


Sipas Zërit të Amerikës, nga verifikimet e sinjalit të celularit të z. Ahmetaj, rezulton se momenti i fundit i vendndodhjes të ketë qenë Kanadaja.


Dyshohet se z. Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit shkresën për arrestimin.


Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page