KËSHILLI I EVROPËS MIRATON KONVENTËN E PARË PËR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE (AI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 17, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, të mbledhur në Strasburg, kanë miratuar traktatin e parë ligjërisht të detyrueshëm ndërkombëtar që synon të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë në përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale.
“Traktati, të cilin vendet jo-evropiane mund ta ratifikojnë gjithashtu, përcakton një kornizë ligjore që mbulon të gjithë ciklin jetësor të sistemeve të AI dhe adreson rreziqet që ato mund të sjellin, duke promovuar inovacionin e përgjegjshëm”, theksojnë ata në Këshillin e 'Evropës.
“Konventa është një traktat global i parë i këtij lloji që do të sigurojë që inteligjenca artificiale të respektojë të drejtat e njerëzve”, thotë Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinoviç. Konventa do të jetë e hapur për nënshkrim nga shtetet në Vilnius më 5 shtator në konferencën e ministrave të drejtësisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

































Comments