KËLCYRË | FATBARDH (GENTIAN) ÇELA U ARRESTUA; GJYKATA E VERONËS I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 10 VJET BURG PËR TRAFIK DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Këlcyrë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Fatbardh (Gentian) Çela, me moshë 51 vjeç.
Njoftim | Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Këlcyrë, në kuadër të një operacioni policor të koduar “Fugitive”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit në qarkun e Gjirokastrës.
Në pranga ka rënë 51-vjeçari F. Ç. alias G. Ç., banues në Këlcyrë, i cili ishte dënuar me 10 vite burgim nga autoritetet italiane për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës e kishte dënuar me 10 vite burg për trafik droge.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Romë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments