TIRANË | DREJTORI I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KLEVIS QOSE U LAGRUA NGA DETYRA; NË VEND TË TIJ U EMËRUA ADRIATIK KUPI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, u largua nga funksioni.
Në vend të tij u emërua z. Adriatik Kupi.
Z. Qose mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm që prej muajit mars të vitit 2024, kur zëvendësoi z. Admir Abrija që dha dorëheqje.
Ai pat ushtruar edhe funksionin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Dejtori i ri Adriatik Kupi ka ushtruar funksionin e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë, në Tiranë.
Ai ka ushtruar edhe funksionin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSh).
Z. Kupi u emërua për disa muaj në krye të IKMT-së (me status të komanduar), pas largimit të znj. Dallëndyshe Bici.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments