top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËLCYRË | U ARRESTUAN PAJTIM BAKA; KRISTIAN PRIFTI; ISI PASHO; U SHPALL NË KËRKIM PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT PETRIT AGO; ABUZIM SEKSUAL ME NJË TË MITUR + SHANTAZHE ME MATERIALE KOMPROMENTUESE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 18
  • 5 min read

Updated: Sep 19

ree

Përmet, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kristian Prifti, me moshë 46 vjeç.

2- Z. Isi Pasho, me moshë 27 vjeç.

3- Z. Pajtim Baka, me moshë 55 vjeç, punonjës i Policisë së Shtetit.

 

Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Petrit Ago, me moshë 56 vjeç, fshati Katundishtë, punonjës i Policisë së Shtetit.


Njoftim | Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.


Duke marrë indicie nga një postim në rrjetin social Facebook, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër filluan verifikimet dhe si rezultat u identifikuan personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


Duke qenë se kishte dyshime se ishin të përfshirë edhe punonjës policie, është kërkuar bashkëpunimi i strukturave Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.


Në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, në bashkëpunim me AMP-në, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat e dyshuar dhe dëshmitarë në ambientet e DVP Gjirokastër.


Në vijim të hetimeve për këtë rast, në zbatim të urdhrave të prokurorit:


-u vu në pranga njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën;


-u vunë në pranga shtetasi K. P., 46 vjeç (i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren) dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin, që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime.


46-vjeçari u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2;


-u shpall në kërkim shtetasi A. A., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë (të cilit i referohet informacioni i postuar në rrjete sociale), pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren. Punohet intensivisht, në bashkëpunim me homologët grekë, për lokalizimin dhe kapjen e 53-vjeçarit, i cili nga verifikimet rezultoi se është në Greqi.


Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë, Inspektor P. B., me detyrë trup shërbimi “Patrullë e Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Inspektor A. A., me detyrë trup shërbimi “Patrullë e Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Tepelenë.


Më tej, me qëllim trajtimin e plotë ligjor dhe të paanshëm të këtij rasti, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetim disiplinor për të dy punonjësit e Policisë.


Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë. E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes.


Në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me AMP-në, Policia e Gjirokastrës vijon hetime të thelluara për të individualizuar dhe provuar përgjegjësinë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) në bashkëpunim me DVP Gjirokastër ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit të caktuar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjiroksatër për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual” dhe dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “ Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

P. B., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet.


A. A., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë (i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë).


Shtetasi K. P., i dashuri i shtetases së mitur Shtetasi I. P., shok me shtetasin K.P.


Pas indicjes nga një postim në rrjetet sociale, strukturat e hetimit të Drejtorisë Rajonale të AMP-së në bashkëpunim me DVP Gjirokastër kanë kryer veprimet e para hetimore, ku ka rezultuar se një vajzë e mitur me iniciale K.G., e nxitur nga i dashuri i saj shtetasi K.P., dhe shoku i tij shtetasi I.P., kanë shantazhuar punonjësin e policisë A.A., duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e rregjistruar me aparat telefonik.


Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.


Për ankesa me Whatsapp 0694151511Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.


Njoftim | Katër urdhra ndalimi, lidhur me ngjarjen e datës 17.09.2025.


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër më datën 17.09.2025, ka marrë dijeni nga ana e punonjësve të policisë AMP Drejtoria Vlorë – Gjirokastër dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, se një media lokale dispononte një material video ku dallohej një punonjës policie gjatë një bisede me një shtetase të mitur, gjatë së cilës kryente veprime me natyre seksuale.


Nën drejtimin e Prokurorisë është krijuar menjëherë grupi hetimor i përbërë nga dy prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë, oficerë të AMP-së dhe oficerë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nga ana e së cilëve është bërë e mundur brenda disa orësh zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i gjithë personave të dyshuar.


Ka rezultuar gjatë veprimeve hetimore paraprake se shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P. alias E.P. 46 vjeç, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj një shtetaseje të mitur, duke e kërcënuar këtë shtetase dhe detyruar të zhvillonte një video regjistrim në muajin Gusht 2025, me shtetasin A.A. punonjës policie, ku shfaqej ky shtetas në momente intime.


Këta dy shtetas në vijim, duke përdorur dhe shtetasen e mitur, kanë kanosur punonjësin e policisë, për publikimin e videos në një emision investigativ dhe i kanë kërkuar këtij shtetasi një shumë prej 12 000 Euro për mospublikimin e videos.


Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore është konstatuar dhe një rast tjetër ngacmimi seksual ndaj një shtetaseje të mitur, me të dyshuar një tjetër punonjës policie.


Për sa më sipër, sot më datë 18.09.2025, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P., alias E.P, 46, persona nën hetim për veprën penale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi.


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kërkon mirëkuptimin e medias dhe shtetasve të tjerë për mospublikimin e gjeneraliteteve apo inicaleve së viktimës së mitur të veprës penale, pasi publikimi i gjeneraliteteve që mund të identifikojnë viktimën e mitur, përbën vepër penale, sipas parashikimeve të dispozitave të Kodit për Drejtësinë Penale për të Mitur dhe Kodit Penal, thuhet në njoftimin e Prokurorisë vendore.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page