NJË AUTOMJET TIP “OPEL” DOLI NGA RRUGA NË PERIFERI TË KËLCYRËS | I PLAGOSUR MBETI DREJTUESI I AUTOMJETIT ME ORIGJINË NGA SHKODRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 30, 2025
- 1 min read

Këlcyrë, Shqipëri | Një automjet doli nga rruga në periferi të Këlcyrës. I plagosur mbeti drejtuesi i automjetit (nga Shkodra), i cili, u dërgua për në spital.
Aksidenti ndodhi në rrugën kombëtare Këlcyrë-Përmet. Një automjet tip “Opel” doli nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.
Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
Duke qenë se automjeti përdorte si karburant gazin e lëngshëm është ndërhyrë për çmontimin e impiantit elektrik dhe të baterisë sepse automjeti rrezikonte që të shpërthente.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments