KUSH PO I VENDOS GJOBË KOMPANISË SË AMBALLAZHIMIT TË UJIT TË PIJSHËM “LAJTHIZA” PA PARASHTRUAR ASNJË DOKUMENT QË TË VËRTETOJË PRETENDIMET E PARASHTRUARA NË ANONIMITET PËR CILËSINË E UJIT? | VIDEO.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 12 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Disa muaj pas denoncimeve masive për erën e rëndë të ujit “Lajthiza”, problemi i kahershëm duket se është rishfaqur përsëri.
Këtë herë, një qytetar që jeton në New York të SHBA-ve ka ndarë shqetësimin e tij për këtë problem.
Në një video të dërguar për JOQ, qytetari thotë se uji duket sikur është ujë përroi dhe jo një ujë burimi.
“Shpresoj që kjo video, t’u japë një mesazh të qartë atyre që e prodhojnë dhe atyre që e ambalazhojnë.
Ne nuk jemi injorantë pavarësisht se jetojmë jashtë. E blejmë këtë ujë se në radhë të parë dimë se nga vjen ky ujë, jam atdhetar dhe dua të ndihmoj sadopak ata që nga veni im mundohen të përfitojnë nga ky skandal.
Ky ujë Lajthiza prodhohet nga një ujë i jashtëzakonshëm, shumë i mirë, ndaj dhe e blej përveç faktit se jam shqiptar.
Por që të abuzohet në këtë lloj mënyre, që ne të pijmë ujë kanalesh, sepse po t’i hapësh kapakun këtij uji, ky kundërmon. Dhe as ujë përroi, aq më keq, një uji i pisët.
Uji i maleve nuk merr erë në asnjëlloj bidoni. Por le t’i shkojë ky mesazh atyre prodhuesve dhe ambalazhuesve të këtij uji, se është një turp që bëni me konsumatorët”, thotë shqiptari ndër të tjera.
Kështu thuhet në shkrimin e botuar këtu: 👇👇👇
Kështu thuhet në një video që mund të shikohet këtu: 👇👇👇

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments