Uashington, Amerikë | Tentativa për vrasjen e ish-presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në një tubim fushate në Batllër (Butler), Pensilvani, ka tronditur kombin amerikan.
Sulmuesi, i identifikuar si 20-vjeçari Tamës Methju Kruks (Thomas Matthew Crooks) nga Bethel Park, Pensilvani, ka ngritur pyetje në lidhje me prejardhjen dhe motivet e tij.
Sfondi i z. Kruks (Crooks), një banor i Bethel Park, një fshat që ndodhet rreth 40 milje në jug të Battlerit (Butler), doli në qendër të vëmendjes të shtunën në mbrëmje kur hapi zjarr ndaj kandidatit presidencial dhe ish-presidentit amerikan Tramp (Trump) gjatë një mitingu në natyrë pranë Pittsburgh.
Vrasësi i dyshuar Kruks (Crooks) u pozicionua në mënyrë strategjike në çatinë e një fabrike prodhimi aty pranë, afërsisht 130-150 metra larg nga skena e mitingut zgjedhor në terrenin e Batllër Farm Shout (Butler Farm Show).
Disa përdorues të rrjetit social virtual Iks (X) menjëherë filluan të gërmojnë sfondin e tij.
Sipas postimeve në mediat sociale, Z. Kruks (Crooks) ishte një republikan. Prindërit e sulmuesit të kandidatit presidencial Tramp (Trump) janë të dy këshilltarë të sjelljes të licencuar me shtetin e Pensilvanisë.
Në mbrëmjen e tubimit, z. Kruks (Crooks) shtiu me armë zjarri, njëra prej të cilave kapi z. Tramp (Trump) në veshin e djathtë.
Incidenti u shpalos me shpejtësi pasi agjentët e Shërbimit Sekret u përgjigjën menjëherë, duke neutralizuar z. Kruks (Crooks) me të shtëna fatale nga snajperët e tyre.
Një pushkë e stilit AR u gjet nga çatia pas incidentit.
Motivi dhe hetimi: Motivi i tentativës së z. Kruks (Crooks) për të vrarë ish-presidentin mbetet i paqartë.
Autoritetet e zbatimit të ligjit, duke përfshirë Shërbimin Sekret, kanë nisur një hetim të plotë për incidentin.
Ata po shqyrtojnë sfondin e z. Kruks (Crooks), duke përfshirë aktivitetin e tij në mediat sociale dhe historinë personale, për të kuptuar se çfarë çoi në këtë akt të dhunshëm.
Mbështetësit e z. Tramp (Trump) kanë shprehur tronditje dhe shqetësim, ndërsa liderët politikë dhe publiku po përballen me implikimet e një sulmi kaq të pacipë ndaj një kandidati presidencial.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments