FSHATI VASJAR; MEMALIAJ | LORENC BAMI U ARRESTUA; ANDI HASANI U PROCEDUA PENALISHT.

Fshati Vasjar, Memaliaj, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Lorenc Bami, me moshë 44 vjeç, banues në Tepelenë.
Proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Andi Hasani, me moshë 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ata konsiderohen të përfshirë në dëmtimin me mjet të motorizuar (fadromë) të habitatit në Parkun Mjedisor të Vjosës, në vendin e njohur sipas traditës gojore të zonës si “Gallaticë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments