top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KURBIN: QËLLOHET ME BRESHËRI PLUMBASH BANESA E SKËNDER LIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 6, 2023
  • 1 min read

Sanxhak, Kurbin, Shqipëri | Banesa e z. Skënder Lika u qëllua me breshëri plumbash.


Banesa gjendet në zonën e Kurbinit.


Nuk ka të vrarë apo të plagosur.


Në muajin mars të këtij viti në banesën e z. Lika shpërtheu një sasi lënde plasëse.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 10 mars 2023.


Z. Lika sapo kishte dalë nga burgu, pas 6 muajsh qëndrimi aty (ai është babai i z. Llej Lika, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në muajin dhjetor të vitit 2021, por jo vetëm, ai ka lidhje gjaku edhe me z. Ilir Lika (Xhepa), është xhaxhai i tij, i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, të z. Paulin Gjergji dhe z. Bujar Lika. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen detyrat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.


Lajm në përditësim, ...


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page