KUNDËRSHTARI I PUTINIT U DËNUA 20 VJET BURG | VENDIMI PENAL DO TË EKZEKUTOHET NË IEVP IK-6.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27, 2023
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Avokati i z. Vladimir Kara-Murza, Vadim Prokhorov, dha lajmin se kundërshtari politik i regjimit në Rusi, është burgosur në një burg siberian të sigurisë së lartë.
Avokati Prokhorov njoftoi se z. Vladimir Kara-Murza u dërgua në koloninë penale të sigurisë maksimale IK-6, në Omsk, për të vuajtur dënimin e tij penal prej 25 vitesh heqje lirie, për akuzat e:
1- Tradhëtisë së lartë.
2- Për shpërndarje publike të informacionit të rremë për ushtrinë.
3- Për kryerjen e aktiviteteve në emër të një organizate të paligjshme në Rusi.
Sipas asaj që raporton avokati, 42-vjeçari u dërgua menjëherë në qelinë e izolimit, një vendim që do të rrezikonte shëndetin e z. Kara-Murza, pasi vuan nga polineuropatia.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments