KUEVA (CUEVA) DE LAS MANOS (SHPELLA E DUARVE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 28, 2024
- 3 min read
Santa Kruz, Agjentinë | Një vend i rëndësishëm i artit prehistorik i vendosur në provincën e Santa Kruzit (Cruz), në Argjentinën jugore, Kueva (Cueva) de las Manos (Shpella e duarve) është një strehë shkëmbore, ose një seri strehimoresh shkëmbore.
Ajo është e famshme për kolazhet e saj të shablloneve të duarve, dhe gjurmët e tjera të duarve, të cilat, janë datuar nga karboni deri në rreth 7300 vjet para Krishtit.
Në fakt, gjurmët e duarve nuk ndodhen në shpellë, por vetëm jashtë, në raftet e ndryshme shkëmbore, dhe faqet e shkëmbinjve që rrethojnë hyrjen e shpellës.
Strehimi është mjaft i vogël, me një thellësi prej vetëm 24 metrash dhe lartësi midis 10 dhe 2 metrash.
Përveç gjurmëve të duarve, ekziston një sasi e pikturës së shpellave - kryesisht skena gjuetie dhe shenja abstrakte gjeometrike, të cilat besohet se janë krijuar gjatë periudhës së përafërt 7300 para Krishtit.
Së bashku me artin e shpellave në Kaverna (Caverna) da Pedra Pintada (Brazil), e vitit 9250 para Krishtit, dhe në shpellat Toquepala, në Peru, të viteve 9500 para Krishtit, Kueva (Cueva) de las Manos konsiderohet të jetë një nga vendet më të rëndësishme parahistorike të përdorura nga gjuetarët e vonë të epokës së gurit.
Në vitin 1991 streha u caktua si një sit i trashëgimisë botërore nga UNESCO.
Kueva (Cueva) de las Manos shtrihet në luginën e lumit Pinturas.
E zbuluar për herë të parë nga një murg në vitin 1941, shpella u eksplorua më tej nga studiuesi Reks (Rex) Gonzalez, në vitin 1949, megjithëse deri në fund të viteve 1960 arkeologët filluan të studionin vendndodhjen në detaje.
Një studiues, kontributi i të cilit u përmend nga UNESCO ishte Karlos (Carlos) J. Gradin.
Banorët e saj të parë ishin gjuetarë-mbledhës nomadë, preja kryesore e të cilëve ishte guanako-t.
Arti i tyre parietal - i klasifikuar si Grupi Stilistik A - përbëhet kryesisht nga skena gjuetie, megjithëse shihen gjithashtu shenja dhe shabllone dore.
Kështu, arti më i vjetër në Kueva (Cueva) de las Manos daton në epokën e artit mezolitik, në mijëvjeçarin e 8-të para Krishtit.
Dy mijë vjet më vonë, rreth 5000 para Krishtit, u shfaq një stil i dytë i artit të epokës së gurit - i klasifikuar si Grupi Stilistik B - i dominuar nga shabllonet e duarve, me pak ose aspak skena gjuetie.
Ky stil mbeti i pandryshuar deri në epokën e artit neolitik, rreth vitit 1330 para Krishtit, kur pikturat u stilizuan më shumë me shfaqjen e figurave antropomorfe dhe zoomorfe.
Një fazë e tretë dhe e fundit kulturore në Kueva (Cueva) de las Manos - e njohur si Grupi Stilistik C - filloi rreth vitit 500 pas Krishtit.
Kjo vihet re për imazhet e saj abstrakte gjeometrike të ekzekutuara në ngjyrë kumbulle ose të zezë të thellë, së bashku me përshkrimet e stilizuara minimaliste të kafshëve dhe njerëzve, të pikturuara me pigmente të kuqe të ndezura.
Ky datim ndryshon nga Arti i Shkëmbit Aboriginal në Australi, ku imazhet me shabllon të duarve janë një nga format më të hershme të Artit Rock Kimberley, që daton në periudhën 25000-18000 para Krishtit.
Vetëm pas rreth 18000 vitesh para Krishtit shfaqen skenat e gjuetisë; shembull, pikturat e shkëmbinjve Bradshaw (15500 para Krishtit).
Siç u tha, pothuajse të gjitha gjurmët pozitive të duarve dhe shabllonet negative të duarve në vend ndodhen në panele shkëmbore jashtë shpellës.
Shumica e duarve janë të siluetuara duke përdorur pigment të kuq (hematit ose okër të kuq), megjithëse disa nga gjurmët e duarve janë bërë në qymyr.
Ngjyra të tjera të pranishme, si e bardha dhe e verdha, rrjedhin nga kaolini dhe natrojarositi.
Shumica e printimeve janë të dorës së majtë, dhe në përmasa të qëndrueshme me ato të adoleshentëve të rinj, duke rritur mundësinë që ato të jenë bërë si pjesë e një ceremonie.
Përveç gjurmëve të duarve, Kueva (Cueva) de las Manos përmban një shumëllojshmëri të gjerë të arteve të tjera parietale, duke shfaqur skena gjuetie me imazhe dinamike të njerëzve që mbajnë kafshë - shenja abstrakte me modele zigzag, pika të kuqe dhe forma të tjera gjeometrike, plus një sërë paraqitjesh të stilizuara të njerëzve dhe kafshëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments