KUBË | ASAMBLEJA KOMBËTARE E PUSHTETIT POPULLOR (PARLAMENTI) MIRATOI REFORMAT E TREGUT TË LIRË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read
Havanë, Kubë | Asambleja Kombëtare e Pushtetit Popullor (parlamenti) e Kubës miratoi një paketë reformash ekonomike që synojnë të ringjallin një ekonomi që po përballet me krizën e saj më të rëndë në dekada.
Në fjalimin e tij para parlamentarëve, presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) hodhi poshtë akuzat se masat ishin një përgjigje ndaj presionit nga Shtetet e Bashkuara, duke i quajtur ato rezultat i një vendimi sovran të marrë brenda vendit.
“Nuk po e bëjmë këtë për shkak të presionit nga Jankit (Yankees), por sepse kemi arritur një moment pjekurie dhe reflektimi”.
Kështu tha presidenti Diaz-Kanel (Canel).
Ai pranoi seriozitetin e situatës ekonomike, duke deklaruar se vendi po përjeton orët më të vështira të këtij shekulli dhe se ekziston një përgjegjësi historike për të gjetur zgjidhje për krizën.
“Është koha për të ndryshuar gjithçka që duhet ndryshuar për të ecur përpara, procesi i reformës nuk do të jetë i lehtë sepse do të duhet të kryhet në kushte veçanërisht komplekse”, tha ai.
Ai përsëriti gjithashtu gatishmërinë e Havanës për t'u angazhuar me Uashingtonin pa urrejtje, por pa frikë, duke pohuar se Kuba është e gatshme të ndërtojë një marrëdhënie të civilizuar dhe të respektueshme me ShBA-ës.
Në të njëjtën kohë, ai denoncoi shtrëngimin e sanksioneve dhe bllokadën ekonomike, duke i quajtur ato një ndëshkim barbar, të pamerituar dhe të padurueshëm që vazhdon të rëndojë mbi perspektivat e rimëkëmbjes së vendit.
Masat, të shpallura ditët e fundit dhe të miratuara tashmë nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste, përfshijnë hyrjen e operatorëve të rinj në sektorin e turizmit, hapësirë më të madhe për investime të huaja direkte, masa për të nxitur bujqësinë dhe tregtinë e jashtme, si dhe një decentralizim progresiv të vendimeve ekonomike, me autonomi më të madhe për ndërmarrjet shtetërore dhe qeveritë vendore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments