top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE VAZHDON TA MBAJË POPULLIN PA ENERGJI ELEKTRIKE; SIGURIMI I SHTETIT SHTYP PROTESTAT ME DAJAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 56 minutes ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Banorë nga pjesë të ndryshme të Kubës dolën përsëri në rrugë për të protestuar kundër ndërprerjeve të zgjatura të energjisë që kanë prekur vendin, duke demonstruar më tej pakënaqësinë në rritje për krizën energjitike.


Protestat, të dokumentuara nga video të shumta në mediat shoqërore virtuale dhe të ripostuara nga faqet e internetit disidente, u përhapën edhe në qendër të kryeqytetit, Havanë, në zonën pranë Kapitolit (Capitolio), ku një seancë e jashtëzakonshme plenare e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kubës është planifikuar të zhvillohet për të diskutuar një plan reforme të paraqitur nga presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel).


Videot tregojnë banorë të shumtë të mbledhur në errësirë ​​të plotë, duke rrahur tenxhere dhe tiganë dhe duke bërtitur: ndizni dritën, ndizni dritën.


Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën.


Protesta u raportuan gjithashtu në lagjen Kondado, një nga zonat më të populluara të Shën Klarës (Santa Clara), në qendër të ishullit.


Në javët e fundit, kriza energjitike është përkeqësuar më tej për shkak të bllokadës totale të furnizimeve me naftë nga Shtetet e Bashkuara.


Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti gjenerues i termocentraleve që janë ende në funksion aktualisht mbulon vetëm një të tretën e nevojave totale ditore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page