KUBË | TËRMET 5.5 BALLË; THELLËSIA FOKALE 15 KM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | “Një tërmet me magnitudë 5.5 (mesatar-i fortë) goditi Kubën”.
Kështu raportoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), e cila, shtoi se tërmeti kishte thellësi fokale prej 15 kilometrash.
Tërmeti ra në Barakoa (Baracoa), në provincën e Guantanamos.
Deri më tani, nuk janë raportuar dëme ose viktima në ishull.
Ngjarja sizmike ka ngritur shqetësime tek popullsia lokale, megjithëse nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe rekomandojnë që qytetarët të qëndrojnë të informuar përmes kanaleve zyrtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments