NË KUBË POPULLATA NUK KA BUKË + KARBURANT + ILAÇE | PRESIDENTI I KUQ MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL) BËN THIRRJE PËR REZISTENCË KUNDËR IMPERIALIZMIT AMERIKAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | Thirrja e re e presidentit kubanez Miguel Diaz-Canel për rezistencë ka shkaktuar kritika dhe zhgënjim të gjerë midis qytetarëve, në një vend të kapluar nga kriza më e rëndë ekonomike dhe sociale në dekada.
Sipas medias së pavarur “CiberCuba”, fjalimi i kreut të shtetit (i përqendruar te uniteti, sakrifica dhe ideja se dorëzimi nuk është një opsion) u perceptua si një tjetër përsëritje e retorikës së lodhur, pa përgjigje konkrete.
Të intervistuar në rrugë, shumë qytetarë kubanë e hodhën poshtë thirrjen e tij për të rezistuar në mungesë të mallrave thelbësore.
“Nëse duan që ne të rezistojmë, le t'i ushqejnë njerëzit”, tha një banor.
Të tjerë ishin edhe më të drejtpërdrejtë kur thanë se nuk mund të rezistojmë më këtu, askush nuk mund ta përballojë këtë.
Situata është përkeqësuar më tej, raporton faqja e pavarur e internetit “14yMedio”, nga një krizë e paparë karburanti, e cila, tashmë ka shkaktuar pezullimin e operacioneve, bllokimin e transferimeve të pacientëve dhe një mungesë të madhe të ilaçeve në spitale.
“Presidenti ka folur shumë, por nuk ka thënë asgjë konkrete”, tha një punonjës i kujdesit shëndetësor shtetëror, duke shpjeguar se shumë objekte tani po funksionojnë në kushte emergjence.
Kufizimet ndikojnë gjithashtu në transport, universitete dhe sektorin e turizmit, ndërsa pakënaqësia po rritet në mediat sociale virtuale dhe thirrjet për ndryshime të vërteta po fitojnë forcë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments