KUBË | PARTIA KOMUNISTE SHËNOI SUKSESET E RADHËS NË QEVERISJE; NËPËR SPITALE U PEZULLUAN OPERACIONET MJEKËSORE; HOTELET TURISTIKE PO MBYLLEN; TRANSPORTI PUBLIK U NDËRPRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | Situata ekonomike dhe sociale në Kubë po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.
Spitalet në të gjithë vendin kanë pezulluar operacionet, ndërsa mbyllja e hoteleve turistike, ndërprerjet e transportit dhe energjisë elektrike kanë shkaktuar një krizë të paparë energjitike.
Në qendrat shëndetësore, stafi mjekësor i intervistuar nga agjencia e pavarur vendore e lajmeve “14ymedio” tha se qetësuesit e dhimbjeve, ilaçet kundër hipertensionit, antibiotikët, lëngjet intravenoze, kateterët dhe fashat nuk janë të disponueshme.
Ndërkohë, sistemi i transportit publik po përballet me një krizë pothuajse totale.
Sipas enteve mediatike “Tiempo 21” dhe “Escambray”, reduktimi i linjave të autobusëve në komunën e Las Tunas lë vetëm një lidhje ditore me Havanën, pa alternativa ndaj komunave të tilla si Kamaguei (Camagüey), Holguin ose Santiago de Kuba (Cuba).
Sektori i turizmit, thelbësor për ekonominë kubaneze, po vuan gjithashtu.
Raportet e medias kanë raportuar mbylljen e papritur të hoteleve në Kaio Shën Mari (Cayo Santa María), me mysafirët dhe turistët e transferuar në ambiente të tjera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments