top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | QEVERIA LIROI NGA BURGU TË ARRESTUARIN POLITIK MË TË VOGËL NË MOSHË; 16-VJEÇARI MORI PJESË NË PROTESTA KUNDËR NDËRPRERJEVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Qeveria kubaneze liroi të mërkurën të miturin 16-vjeçar Xhonatan (Jonathan) David Muir Burgos, që mbahej në burgun e sigurisë maksimale Kanaleta (Canaleta), në Sjego (Ciego) de Avila, në qendër të ishullit, 400 kilometra larg kryeqytetit.


Ai konsiderohej si i burgosuri më i ri politik i regjimit të diktatorit Kastro (Castro) dhe lirimi i tij u pohua në orët e fundit nga organizatat e të drejtave të njeriut.


Ai u arrestua pas protestave të 13 marsit në Moron dhe u akuzua për sabotim.


Megjithatë, ndalimi i tij nuk është një incident i izoluar dhe, sipas organizatave disidente të të drejtave të njeriut, është pjesë e një modeli ndëshkues të konsoliduar pas protestave historike të 11 korrikut 2021 (11-J), dhe bazuar në përdorimin e sistemit gjyqësor për të shtypur pakënaqësinë sociale përmes dënimeve shembullore, përfshirë edhe kundër adoleshentëve.


Sipas Kodit Penal Kuban të ndryshuar në vitin 2022, të miturit janë gjithashtu penalisht përgjegjës nga mosha 16 vjeç e lart.


OJQ-të si Observatori Kuban për të Drejtat e Njeriut (OCDH) dhe Justicia 11J denoncojnë ndalimin e qindra të miturve në shkelje të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page