KUBË | PRESIDENTI NË LARGIM I KOLUMBISË GUSTAVO PETRO: SHBA-ës TË MOS E PUSHTOJË KUBËN; ËSHTË KOHA PËR DIALOG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Presidenti në largim i Kolumbisë, Gustavo Petro, gjatë vizitës në Havanë, bëri thirrje për parandalimin e një pushtimi amerikan të Kubës dhe propozoi dialog me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) dhe sekretarin e Shtetit Marko (Marco) Rubio.
“Kam ardhur t'i kërkoj njerëzimit të tregojë solidaritet me Kubën, në mënyrë që të mos ketë as pushtim dhe as lëshim raketash, dhe të propozoj, si alternativë, edhe për qeverinë aktuale të ShBA-ës, z. Rubio dhe z. Tramp (Trump), vendosjen e një dialogu”.
Kështu tha Petro për entin mediatik “Cubadebate” pasi u prit nga presidenti kuban Miguel Diaz-Kanel (Canel).
Presidenti i parë i krahut të majtë i Kolumbisë ka zgjedhur kombin e Karaibeve për udhëtimin e tij të fundit jashtë vendit si kreu i shtetit, përpara se të largohet nga detyra më 7 gusht nga presidenti Abelardo De la Espriella.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments