KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): PO BËJMË REFORMA TË THELLA; BAR DO HAMË DHE SOCIALIZMIN NUK E TRADHTOJMË.

Havanë, Kubë | “Kanë kaluar nëntë muaj që kur ka mbërritur një ngarkesë e vetme me karburant.
Si mund ta mbajmë ekonominë?
Si mund të punojmë në këto kushte?
Si mund t'i ofrojmë të gjitha shërbimet që i nevojiten popullsisë?
Si mund ta ringjallim prodhimin?
Epo, shumë nga përgjigjet janë në këto masa”.
Kështu tha presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) në episodin e parë të emisionit të tij radiofonik, ku u ndanë mesazhe mbi reformat e fundit dhe ku theksoi se Kuba nuk do ta braktisë kurrë socializmin.
Rregullat përfshijnë mundësinë e importeve dhe eksporteve të drejtpërdrejta, punësimin e fuqisë punëtore pa ndërmjetësimin e shtetit dhe fleksibilitet më të madh për bankat private.
Këto masa do të kishin qenë të paimagjinueshme në dekadat e mëparshme, një kohë e karakterizuar nga centralizëm i fortë shtetëror.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments