top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE NISI PROGRAM TË RI RADIOFONIK (KËRKON T’I MBUSHI BARKUN POPULLIT ME LUGËN BOSH).

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
51 minutes ago
1 min read

Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) ka njoftuar nisjen e afërt të programit të ri, të titulluar “Criterio Compartido”, i cili do të tejçohet në stacionin zyrtar “Radio Rebelde”.


Hapësira radiofonike do të shërbejë për të diskutuar realitetin kuban, i cili është përballur me një emergjencë komplekse ekonomike për më shumë se gjashtë vjet.


Sipas autoriteteve kubaneze, ideja është të diskutohen problemet e vendit, por edhe progresi i tij mes rrethimit të egër perandorak të Uashingtonit.


Tejçimi (transmetimi) do të fillojë së shpejti dhe do të synojë të angazhojë drejtpërdrejt qytetarët, megjithëse detajet e sakta në lidhje me frekuencën dhe oraret ende nuk janë njoftuar zyrtarisht.


Iniciativa vjen në mes të një situate kritike për popullsinë, e prekur rëndë nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve, si dhe ndërprerjet e energjisë elektrike që mund të zgjasin më shumë se 20 orë në ditë.


Në këtë kontekst, qeveria ka miratuar 176 reforma strukturore që synojnë decentralizimin dhe liberalizimin.


Dega ekzekutive ka siguruar se këto ndryshime nuk do ta largojnë vendin nga socializmi, ndërsa pranon nevojën për transformim të thellë për të kapërcyer krizën dhe për të ringjallur ekonominë kombëtare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page