KUBË | PRESIDENTI KOMUNIST MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): AGRESION DHE KEQDASHJE KUNDËR KUBËS NGA IMPERIALISTËT AMERIKANË; DO T'I PRESIM ME GRYKËN E PUSHKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) denoncoi atë që e quajti agresivitet dhe keqdashje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një raundi të ri sanksionesh amerikane që synojnë atë dhe disa anëtarë të familjes Kastro (Castro).
Në një mesazh të botuar në rrjetin social virtual Iks (X), ai akuzoi Uashingtonin se po përpiqet të forcojë bllokadën dhe klimën e konfliktit midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Diaz-Kanel (Canel) argumentoi gjithashtu se masat e reja i shtohen sanksioneve dhe kufizimeve ekonomike të vendosura në ishull në javët e fundit.
“Kjo verbëri politike i shtohet masave shtrënguese të aplikuara së fundmi kundër vendit tonë, të dizajnuara për të dëmtuar popullin kubanez.
Agresiviteti dhe ligësia e qeverisë amerikane do të përplasen me vendosmërinë tonë për t'u përballur me skenarët më të këqij dhe për t'i rezistuar ofensivës imperialiste”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments