KUBË | POPULLI KA DALË NË RRUGË ME PARRULLËN “POSHTË DIKTATURA”; 1415 PROTESTA DHE ANKESA U SHËNUAN NË MUAJIN KORRIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Observatori i Konfliktit Kuban regjistroi 1415 protesta, ankesa dhe shprehje mospajtimi në muajin korrik, numri më i lartë që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave.
Sipas raportit, ky rekord u shkaktua nga kombinimi i tre ndërprerjeve kombëtare të energjisë elektrike, ndërprerjeve të energjisë elektrike që zgjatën deri në 80 orë, krizës ushqimore dhe rritjes së shtypjes (represionit).
Observatori numëroi 72 demonstrata në rrugë, 64 prej të cilave ishin në Havanë, me parrulla të tilla si “Liri” dhe “Poshtë diktatura”, si dhe 520 incidente të sfidës ndaj shtetit dhe 320 raportime që lidhen me përkeqësimin e shërbimeve publike.
Raportimet për shtypje u rritën nga 135 në 219 brenda një muaji, me arrestime dhe një prani të shtuar të forcave të sigurisë përpara përvjetorit të pestë të protestave të 11 korrikut 2021.
Raporti më në fund citon fjalët e priftit kuban Alberto Reies (Reyes), i cili jeton në ishullin e Karaibeve, i cili tha se protestat nuk kërkojnë vetëm energji elektrike, ujë ose ushqim, por shprehin një kërkesë për liri dhe ndryshim sistemik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments