KUBË | GJYSMA E KUBËS PA ENERGJI ELEKTRIKE; 4.5 MILIONË NJERËZ NË TERR; PARTIA KOMUNISTE FAJËSON IMPERIALISTËT AMERIKANË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Një tjetër ndërprerje e përgjithshme e energjisë ngjau në Kubë; gjatë natës, shtatë nga 15 provincat, përfshirë Havanën, mbetën pa energji elektrike pas një defekti në rrjetin elektrik, duke lënë afërsisht 4.5 milionë banorë (pothuajse gjysmën e vendit) në errësirë të plotë.
Unioni Kuban i Energjisë Elektrike (UNE, kompania shtetërore e energjisë elektrike) raportoi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) se në orën 6:07 pasdite sipas orës lokale (00:07 në Shqipëri) ndodhi një defekt i pjesshëm i sistemit kombëtar elektrik nga provinca e Pinar del Rio deri në Sienfuegos-Matanzas për shkak të dëmtimit të rrjetit, i cili preku pjesën perëndimore të ishullit, përfshirë kryeqytetin.
Në javët e fundit, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë tejkaluar 30 orë rresht në Havanë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit ato mund të zgjasin disa ditë.
Që nga fillimi i vitit, ka pasur pesë ndërprerje të përhapura, tre prej të cilave ndodhën në korrik dhe në më pak se dhjetë ditë.
Qeveria e kuqe fajëson imperialistët amerikanë për bllokadën e vendosur ndaj saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments