top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE: DËRGIMI I NDIHMËS HUMANITARE NGA SHBA-ës ËSHTË HIPOKRIZI (POR NDIHMËN NUK E KTHEJMË MBRAPSHT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Zv/Ministri i Jashtëm kubanez, Karlos Fernandez de Kosio (Carlos Fernández de Cossío), e quajti njoftimin e qeverisë amerikane për ndihmë humanitare hipokrizi.


Kuba po përballet me mungesa të energjisë elektrike për shkak të presionit të Uashingtonit mbi dërgesat e naftës.


Është mjaft hipokrite të zbatosh masa shtrënguese drakoniane që u mohojnë kushtet themelore ekonomike miliona njerëzve dhe më pas të shpallësh supë dhe ushqim të konservuar për disa prej tyre”, shkroi Zv/Ministri de Kosio (Cossío), në rrjetin social virtual Iks (X).


Deklaratat e përfaqësuesit të qeverisë së diktatorit të kuq Kastro (Castro) vijnë pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një ndihmë humanitare shtesë prej 6 milionë $ për Kubën.


Zv/Sekretari i Shtetit në detyrë për Ndihmën e Jashtme, Çështjet Humanitare dhe Lirinë Fetare, Xherëmi Leuin (Jeremy Lewin), megjithatë, mohoi se kufizimet e naftës amerikane në Havanë po e përforconin nevojën për ndihmë humanitare, duke argumentuar se kombi i Karaibeve ende po rimëkëmbej nga Uragani Melissa.


Ideja se ndryshimet në situatën e naftës në javët e fundit janë përgjegjëse për atë që po ndodh në Kubë është thjesht e gabuar”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page