KUBË | PARTIA KOMUNISTE: JEMI TË GATSHËM PËR DIALOG ME SHBA-ës POR JO TË NDRYSHOJMË RENDIN QEVERISËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | “Kuba është e gatshme të angazhohet në një dialog kuptimplotë me Shtetet e Bashkuara, por nuk do të diskutojë një ndryshim në sistemin e saj të qeverisjes”.
Kështu tha Zv/Ministri i Jashtëm kubanez Karlos Fernandez de Kosio (Carlos Fernández de Cossío), për entin mediatik amerikan “Cnn”.
“Ne nuk jemi gati të diskutojmë sistemin tonë kushtetues, ashtu siç supozojmë se Shtetet e Bashkuara nuk janë gati të diskutojnë sistemin e tyre kushtetues, politik apo ekonomik”, deklaroi zyrtari i qeverisë Kastro, duke theksuar se të dy vendet ende nuk kanë vendosur dialog dypalësh, megjithëse ka pasur disa shkëmbime mesazhesh të lidhura në nivelet më të larta të qeverisë kubane.
Komentet e tij vijnë vetëm disa ditë pasi Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin ndryshimin e regjimit në Kubë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments