“KANALI I DRINIT”; SHKODËR | U ARRESTUAN DORJANA KOVAÇI; MIGENA PERÇI; AGIM KOVAÇI; ENDRIT KOVAÇI; RONALDO DULE; ARBEN GURI; ARTUR LIKA; FATMIR LUKA; ANTON TOLI; ERVIN TOLI; 170 KG HASHASH.

“Kanali i Drinit”, Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Labirinti” strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Znj. Dorjana Kovaçi, me moshë 36 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
2- Znj. Migena Perçi, me moshë 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
3- Z. Agim Kovaçi, me moshë 61 vjeç, banues në Cërrik.
4- Z. Endrit Kovaçi, me moshë 41 vjeç, banues në Cërrik.
5- Z. Ronaldo Dule, me moshë 28 vjeç, banues në Cërrik.
6- Z. Arben Guri, me moshë 37 vjeç, banues në Tiranë.
7- Z. Artur Lika, me moshë 46 vjeç, banues në Poliçan.
8- Z. Fatmir Luka, me moshë 18 vjeç, banues në Ishull-Lezhë.
9- Z. Anton Toli, me moshë 30 vjeç, banues në Ishull-Lezhë.
10- Z. Ervin Toli, me moshë 25 vjeç, banues në Mirditë.
Njoftim | Zbulohet një ambient nëntokësor me hyrje të kamufluar, i përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe për përpunimin e lëndës narkotike.
Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, njëri prej të cilëve rezulton i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër.
Sekuestrohen rreth 2 600 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 170 kg lëndë narkotike kanabis e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Labirinti”.
Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtruan kontrolle në dy objekte në zonën e quajtur “Kanali i Drinit”.
Gjatë kontrollit në njërin prej objekteve, një magazinë, shërbimet e Policisë zbuluan një hyrje të kamufluar që të çonte në një ambient nëntokësor. Ambienti ishte i ndarë në dy pjesë, njëra e përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe tjetra për përpunimin e lëndës narkotike.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë 10 shtetasit e konstatuar në këtë ambient:
D. K., 36 vjeçe, dhe M. P., 38 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër;
A. K., 61 vjeç, E. K., 41 vjeç, dhe R. D., 28 vjeç, të tre banues në Cërrik;
A. G., 37 vjeç, banues në Tiranë;
A. L., 46 vjeç, banues në Poliçan;
F. L., 18 vjeç, dhe A. T., 30 vjeç, të dy banues në Ishull-Lezhë;
E. T., 25 vjeç, banues në Mirditë.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. L., 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga DVP Shkodër.
Gjatë kontrollit në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 2 600 bimë të dyshuara narkotike kanabis, si dhe 170 kg lëndë bimore e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në të, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments