top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | NIPI I ISH-DIKTATORIT FIDEL KASTRO U OFROI NDIHMË SHBA-ës PËR SHPËRNDARJEN E 100 MILIONË $ NDIHMË AMERIKANE PËR POPULLIN KUBAN; GJYSMËN E SHUMËS DO QË TA VJEDHI VETË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 4
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Z. Sandro Kastro (Castro), nipi i ish-diktatorit Fidel Kastro (Castro) por edhe influencues, është ofruar të veprojë si ndërmjetës për të shpërndarë 100 milionë $ ndihmë humanitare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë caktuar për popullsinë e ishullit.


Në një video të postuar në Instagram dhe drejtuar sekretarit të Shtetit Marko (Marco) Rubio, ai deklaroi se Uashingtoni mund të mbështetet tek ai për t'ia dorëzuar ndihmën popullit kuban.


Propozimi vjen ndërsa qeveria e Havanës vazhdon të refuzojë kushtet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, të cilat mandatojnë shpërndarjen e fondeve ekskluzivisht përmes organizatave të pavarura, përfshirë Kishën Katolike dhe Karitasin (Caritas), pa përfshirjen e autoriteteve kubane.


Iniciativa e tij ka shkaktuar reagime të gjera në mediat shoqërore virtuale, me shumë përdorues që e konsiderojnë ofertën nga një anëtar i familjes që ka sunduar Kubën për më shumë se gjashtë dekada paradoksale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page