top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | ISH-PRESIDENTI DIKTATOR RAUL KASTRO (CASTRO) U SHFAQ NË PUBLIK PËR TË KUMTUAR SE ISHTE ME NJË KËMBË NË VARR POR SE NUK KISHTE VDEKUR ENDE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Ish-presidenti diktator Raul Kastro (Castro), me moshë 95 vjeç, u rishfaq në publik në një aktivitet që shënonte 65-vjetorin e Drejtorisë së Sigurisë Personale të Ministrisë së Brendshme, një institucion që ai themeloi në vitin 1961 me vëllain e tij, ish-diktatorin e kuq Fidel Kastro (Castro), i cili vdiq në vitin 2016.


Shfaqja e tij shërbeu për të shuar thashethemet e fundit për një përkeqësim të mundshëm të shëndetit të tij.


Televizioni shtetëror tejçoi pamje të tij dhe brohoritje nga ushtria gjatë ceremonisë.


Ai shoqërohej nga presidenti aktual, Miguel Diaz-Kanel (Canel), dhe nipi i tij, Raul Guillermo Rodriguez Kastro (Castro), i cili konsiderohet një figurë kyçe në bisedimet me Uashingtonin.


Kjo paraqitje publike shërbeu për t’iu përgjigjur raporteve që qarkulluan gjatë gjithë javës në media dhe në rrjetet sociale jashtë ishullit në lidhje me ndërlikimet e tij të dyshuara shëndetësore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page