KRYQTARËT KRIJUAN PËRÇARJE MIDIS KISHAVE TË LINDJES DHE TË PERËNDIMIT | INJORUAN PAPËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 10, 2023
- 1 min read

Vatikan, Itali | Më 10 nëntor 1202 kryqtarët katolikë injoruan paralajmërimet e Papës Inocent III-të, dhe sulmuan qytetin e krishterë Zara (tani Zadar, Kroaci), gjatë Kryqëzatës së Katërt.
Për shkak të vështirësive të ndryshme politike dhe financiare, kryqtarët arritën një marrëveshje me Republikën e Venedikut.
Venedikasit ofruan transportin e kryqtarëve në Egjipt, në këmbim të ndihmës së tyre për të pushtuar Zarën, një qytet që ishte rebeluar kundër sundimit venecian.
Pas kapjes së tij, Papa shkishëroi si venedikasit, ashtu edhe kryqtarët.
Në vend që të marshonin për në Jerusalem, kryqtarët më pas plaçkitën Kostandinopojën, në vitin 1204, duke shkaktuar një përçarje të rëndësishme, dhe të qëndrueshme, midis kishave të krishtera lindore, dhe atyre perëndimore.
Ky devijim, nga qëllimi i tyre fillestar, për të pushtuar Jerusalemin, ishte një nga ngjarjet më të diskutueshme në historinë e kryqëzatave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments