top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI PRITI NË TAKIM ZYRTAR AMBASADOREN E KONFEDERATËS SË ZVICRËS RUTH HUBER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 3, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Kuvendit, të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti në një takim zyrtar ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

 

Në takim u diskutua për strategjinë e bashkëpunimit, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin parlamentar dhe progresin e projektit PACEP për modernizimin e funksioneve dhe shërbimeve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

 

Pjesë e diskutimit mes tyre ishte edhe ecuria e marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 tetori i vitit 2023.

 

Kryetrja Spiropali theksoi se bashkëpunimi parlamentar do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet mes RSh dhe Konfederatës së Zvicrës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page