KRYETARJA E AUTORITETIT TË MEDIAVE AUDIOVIZIVE ARMELA KRASNIQI PARAQITI NË KOMISIONIN PËR EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK MARRËVESHJEN NDËRMJET AMA-s DHE RRJETIT SOCIAL VIRTUAL TIKTOK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 5, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi paraqiti në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik marrëveshjen ndërmjet AMA-s dhe rrjetit social virtual TikTok.
Kryetarja Krasniqi bëri me dije se në zbatim të këtij bashkëpunimi, AMA ka proceduar me hapjen e një dritareje në faqen e saj të web-it, ku mundësohet dërgimi i ankesave nga qytetarët, ndërsa plotësimi i formularit të aksesuar në dritaren e komunikimit vijon me analizë të videos që kontestohet.
“AMA nuk kryen monitorim të platformave të shpërndarjes së videove.
Stafi i cili shqyrton ankesat e ardhura sipas formularit (në faqen e AMA-s) ka në përbërje të tij punonjës të Këshillit të Ankesave, Drejtorisë së Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar, Drejtorisë së Planifikimit të Frekuencave, TIK si dhe Drejtorisë së Inspektimi dhe Mbikëqyrjes, ku dërgohen për raportim në platformën TikTok vetëm ato video të cilat janë në shkelje të Ligjit”, sqaroi kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Krasniqi.
Kryetarja Krasniqi në informacionin mbi bashkëpunimin mes AMA-s dhe TikTok-ut në kuadër të raportimit të videove me përmbajtje të dëmshme, sqaroi më tej dispozitat ligjore ku është bazuar ky bashkëpunim.
Anëtarët e Komisionit parlamentar bënë pyetje për kufijtë ligjorë dhe si funksionon ky bashkëpunim, për adresimin nëse vërehen në këtë platformë video me përmbajtje për çështje penale etj.
Kryetarja Krasniqi u përgjigj se ky kufi është vetëm ligji dhe se marrëveshja me TikTok-un nuk përfshin platformat me vijë editoriale, pra ato që kanë përgjegjësi editorial, si dhe dha sqarime të mëtejshme mbi transparencën e këtij procesi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言