top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARJA E ASAMBLESË KOMBËTARE TË SLLOVENISË URŠKA KLAKOČAR ZUPANČIČ I DËRGOI LETËR URIMI KRYETARES SË KUVENDIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6, 2024
  • 1 min read
ree
Znj. Urška Klakočar Zupančič dhe znj. Elisa Spiropali.

Lubjanë, Slloveni | Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, ka uruar deputeten Elisa Spiropali për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

 

Jam shumë e kënaqur, znj. Kryetare, që dy parlamentet tona bashkëpunojnë ngushtë dhe me efektivitet dhe jam e bindur se ne do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka shkruar ajo në letrën drejtuar znj. Spiropali.

 

LETRA E KRYETARES SË ASAMBLESË KOMBËTARE TË SLLOVENISË.

 

Në emër të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, ju dërgoj urimet e përzemërta për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj suksese e arritje të shënuara në veprimtarinë parlamentare.

 

Ju uroj sukses në përmbushjen me sukses të përgjegjësive në detyrën e nderuar që ju është besuar. Jetojmë në një kohë që Europa dhe komuniteti ndërkombëtar përballojnë sfida të mëdha, të cilat kërkojnë bashkëpunim e dialog konstruktiv mes shteteve.

 

Unë kam besim të plotë se bashkëpunimi ndërparlamentar në të gjitha nivelet mund t’i kontribuojë bashkekzistencës paqësore, unitetit dhe partneritetit produktiv mes kombeve.

 

Jam shumë e kënaqur, znj. Kryetare, që dy parlamentet tona bashkëpunojnë ngushtë dhe me efektivitet dhe jam e bindur se ne do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në të ardhmen.

 

Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page