RRUGA “AZIZ ZHILIVODA”; PRISHTINË | U ARRESTUA ENIS TASHEVCI: AKUZOHET SE SË BASHKU ME ARDIAN IMERIN SULMUAN POLICINË + DROGË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Rruga “Aziz Zhilivoda”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Enis Tashevci.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor.
Së bashku me z. Ardian Imeri sulmuan një punonjës të Policisë më 28 prill të vitit 2023 duke e goditur në kokë me një shkallë metalike (alumini); duke i shkaktuar palgë dhe gjakderdhje.
Gjatë kontrollit policor atyre iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një sasi droge.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments