RRUGA “VËLLEZËRIT GËRVALLA”; PEJË | U ARRESTUA MIFTAR DOBRAJ; AKUZOHET PËR VRASJEN E MBETUR NË TENTATIVË NDAJ DARDAN MANAJT I NJOHUR SI “MANILLA”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Rruga “Vëllezërit Gërvalla”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Miftar Dobraj.
Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj:
1- Z. Dardan Manaj, i njohur në qarqet e agjenturës shqiptare të krimit ordiner me nofkën “Manilla”.
Akti kriminal ngjau në datën 22 prill të vitit 2025 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Pejë.
Z. Dobraj u ka dorëzuar autoriteteve të hetimit penal një armë zjarri të shkurtër (brezi) - pistoletë me gas e llojit Blowfog, e kalibërit 9 milimetra dhe një karikator me dy fishekë me mbishkrimin “Pobjeda 9mm P.A.K.”, të cilat, do t’u nështrohen ekzpertizave balistike.
Tashmë, ai është nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parshikuar si:
1- “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários