KRYETARI I SAPOZGJEDHUR I BASHKISË SË JORKUT TË RI ZOHRAN MAMDANI: NE DO T'I TREGOJMË BOTËS SE E MAJTA DI TË QEVERISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 1
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | “Shumë do të na vëzhgojnë. Ata duan të dinë nëse e majta është e aftë të qeverisë.
Ata duan të dinë nëse problemet që i mundojnë mund të zgjidhen. Ne do të japim një shembull për botën”.
Kështu tha kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Jorkut të Ri, Zohran Mamdani, në një fjalim para një turme prej mijëra njerëzish që brohorisnin, pasi u betua në shkallët e Bashkisë, në duart e senatorit Berni Sendërs (Bernie Sanders).
E pranishme ishte edhe përfaqësuesja progresive Aleksanda Okasio Kortez (Alexandria Ocasio Cortez).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments