top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JORKU I RI | ZOHRAN MAMDANI U BETUA SI KRYEBASHKIAKU I PARË MYSLIMAN DUKE VENDOSUR DORËN JO MBI UNGJILL POR MBI KURAN; TË PRANISHËM NË CEREMONI ISHIN 20 VETA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 1
  • 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Z. Zohran Mamdani, kryebashkiaku i parë mysliman dhe nga Azia Jugore i Jorkut të Ri, u betua mbi Kuran, dhe jo mbi Ungjill, në komunitetin më të madh hebraik në botë jashtë Izraelit.


Për ceremoninë e parë private, të mbajtur pak pas mesnatës, ai zgjodhi Kuranin e gjyshit të tij dhe një që i përkiste z. Arturo Shombërg (Schomburg), një shkrimtar dhe historian afrikano-amerikan që formësoi Rilindjen e Harlemit, për të evokuar diversitetin e besimeve, racave dhe etnive të qytetit.


Për ceremoninë publike të betimit, në kohën e drekës, ai vendosi Kuranin e gjyshit të tij pranë atij të gjyshes, duke përsëritur se nuk turpërohej ose frikësohej nga besimi i tij mysliman në një metropol që vuajti gjithashtu nga sulmet islamike të 11 shtatorit.


Zyrtari dhe vendi i zgjedhur për ceremoninë private ishin gjithashtu simbolike.


Morën pjesë vetëm rreth njëzet vetë, përfshirë gruan e tij, Rama Duaji (Duwaji), dhe prindërit e tij por edhe prokurorja e Përgjithshme e Jorkut të Ri, Letishë Xheims (Letitia James), një kundërshtare e njohur e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).


Ceremonia paraqiti gjithashtu një stacion metroje të braktisur, por estetikisht mbresëlënës Beaux-Arts, një dëshmi e rëndësisë së transportit publik për vitalitetin, shëndetin dhe trashëgiminë e qytetit tonë.


Kur Stacioni i Vjetër i Bashkisë u hap për herë të parë në vitin 1904 - tha kryebashkiaku - një nga 28 stacionet origjinale të metrosë së Qytetit të Jorkut të Ri, ishte një monument fizik për një qytet që guxoi të ishte i bukur dhe të ndërtonte vepra të mëdha që do të transformonin jetën e punëtorëve. Kjo ambicie nuk duhet të jetë një kujtim i kufizuar në të kaluarën tonë”.


Më pas, kryebashkiaku Mamdani mirëpriti komisionerin e ri të transportit të qytetit, Maik Fllin (Mike Flynn), një planifikues urban me përvojë, duke njoftuar qëllimin e tij për ta bërë rrjetin e transportit publik të qytetit të Jorkut të Ri zilinë e botës.


Ky do të jetë një nga terrenet e testimit për axhendën e kryetarit të ri të bashkisë, si mbi tokë ashtu edhe nën tokë, që synon përballueshmërinë më të madhe të jetës në qytet, mbi të cilën, ai ndërtoi suksesin e tij zgjedhor.


Ceremonia përfshinte gjithashtu disa personalitete të Jorkut të Ri që kryebashkiaku Mamdani kishte zgjedhur për një komitet inaugurues, përfshirë aktorin Zhon (John) Turturro, dramaturgun Koull Eskola (Cole Escola) dhe shkrimtarin Koullson Uaithed (Colson Whitehead).


Kryetari i bashkisë në largim Erik Edms (Eric Adams) ishte gjithashtu i pranishëm, pasi fillimisht kishte refuzuar të merrte pjesë, por më vonë deklaroi se donte të ishte atje për të demonstruar tranzicionin e qetë dhe paqësor të pushtetit.


Megjithatë, mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë e betimit në shkallët e Bashkisë, me dy sponsorët politikë më me ndikim të kryetarit të parë socialist të NYC-së të pranishëm; Senatori Berni Sendërs (Bernie Sanders), i cili administroi betimin ceremonial, dhe Përfaqësuesja Aleksandia Okasio-Kortez (Alexandria Ocasio-Cortez), e cila, mbajti fjalën hapëse para fjalimit të kryetarit të bashkisë.


Ndër sfidat e kryebashkiakut Mamdani ishte marrëdhënia e tij me Presidentin Tramp (Trump) pas takimit të tyre fillestar mbushur me trëndafila në Zyrën Ovale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page